Ministria e Shëndetësisë, “Jetimat e Ballkanit” e “Nënë Tereza” e bëjnë Mitrovicën me repart të Pediatrisë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë së shpejti do të bëhet me repartin e Pediatrisë.

Sipas njoftimit. Ministria e Shëndetësisë këtë të hënë nënshkroi marrëveshjen për mbështetje financiare me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe shoqatën “Nënë Tereza”.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Kryetari i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, (Mynih, Gjermani), z. Shaqir Gashi dhe Drejtori i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, z. Halil Kastrati dëshmuan se kur ekziston vullneti çdo pengesë tejkalohet, veçanërisht për shëndetin e fëmijëve”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Tutje, bëhet e ditur se kjo marrëveshje krijon mundësinë që Ministria e Shëndetësisë të investojë në përmirësimin e kushteve të punës për stafin shëndetësor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

AMD do të sjellë një gjeneratë të re procesorësh një vit pas debutimit të Ryzen 7000

Story i radhës

​Begaj: Mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE shumë e rëndësishme

Të fundit nga