Ministria e Shëndetësisë: 54 mln denarë shpërblim për punonjësit shëndetësorë

Me rebalancin e buxhetit, Qeveria do të ndajë 54 milionë denarë shpërblim për të gjithë punonjësit shëndetësorë, të cilët janë kyçur në trajtimin e pacientëve me COVID-19, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Mjetet do të dedikohen për të punësuarit në qendrat Covid në Shkup dhe në spitalet në qytetet e tjera në vend.

“Këto 54 milionë denarë,  janë një pjesë e gjithsej 243 milionë denarëve që Qeveria i ka ndarë për shëndetësinë. Mjetet e tjera do të dedikohen për blerje të ilaçit Remdesivir, për blerje të vaksinave, testeve për COVID-19 dhe për nevojat e institucioneve shëndetësore publik”, thonë nga Ministria e Resorit.

Propozimi për rebalanc të buxhetit është në procedurë kuvendore dhe pritet të votohet gjatë ditëve të ardhshme. Pas miratimit, pritet të fillojë realizimi i masës së katërt ekonomike anti-krizë, për të ndihmuar qytetarët, kompanitë dhe ekonominë e vendit.

Ngjarja paraprake

Problemi me deponinë në Rusino drejt zgjidhjes

Ngjarja e ardhëshme

Si Të Ruani Shëndetin Tuaj Në Këtë Stinë Virozash – Masat Parandaluese

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian