​Ministria e Infrastrukturës mbështet rregullimin e shtratit të Lumbardhit në Deçan

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për projektin “Rregullimi i shtratit të Lumbardhit në Deçan”.

Aliu ka shkruar në Facebook se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komuna e Deçanit janë pajtuar për vazhdimin e bashkëfinancimit të projektit “Rregullimi i shtratit të Lumbardhit në Deçan”.

“Si rezultat, u pajtuam që me këtë aneks marrëveshje të vazhdojë bashkëfinancimi, me ç’rast ministria do t’i sigurojë mjetet e financimit për vitin 2022 nga kodi i projektit 15642, të ndara sipas Ligjit të Buxhetit për vitin 2022, në vlerë prej 613,594.00 euro”, ka shkruar ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPB: Raportimet e sotme për bomba në shkolla, të rreme

Story i radhës

Mourinho kontaktohet edhe nga një Federatë tjetër e madhe

Të fundit nga