Ministria britanike e Mbrojtjes zhvillon dronë të armatosur, mund të fluturojnë në ambiente të mbyllura dhe identifikojnë objektivin

Ministria angleze e Mbrojtjes ka zbuluar dronin e armatosur me dy pushkë të montuara, dhe që përdor sistemin AI për të identifikuar objektivin.

Droni me gjashtë helika ka edhe një kamerë që transmeton drejtpërdrejt pamjet brenda ambienteve të mbyllura, dhe që komandohet nga distanca nga një ushtar i cili madje edhe mund të shtie me pushkët e vendosura në dron.

Prototipi i parë është vetëm një metër i gjatë dhe është dizajnuar për beteja në hapësira të mbyllura, që deri më tani këta dron po quhen i9.

Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar këto “armë fluturuese” me një kompani britanike që ndihmojnë në zgjidhjen e konflikteve urbane, siç ndodhin nëpër ndërtesa të barrikaduara dhe që ruhen me personel të armatosur.

“Strategjia komanduese e Britanisë së Madhe ka zhvilluar kapacitetet në projektin i9 për armët urbane, që mund të përdoren në zona urbane”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Mbrojtjes.

Ngjarja paraprake

Ministri turk i Mbrojtjes takohet me homologun e tij kosovar

Ngjarja e ardhëshme

Zaev: Besimi i qytetarëve është prioritet kulmor, funksionarët duhet të punojnë ndershëm dhe me përgjegjësi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian