Ministri turk i Shëndetësisë: Jo të gjitha rastet COVID-19 janë pacientë

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka deklaruar se përderisa shumica e atyre që rezultojnë pozitivë me koronavirusin e ri (COVID-19) në Turqi nuk tregojnë simptoma, “jo të gjitha rastet janë pacientë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke shpjeguar se të gjithë ata që rezultojnë pozitivë për virusin janë radhitur si “raste”, ministri Koca tha se shumica dërmuese e infeksioneve ishin asimptomatike.

“Pjesa tjetër janë ata që tregojnë simptoma të sëmundjes dhe sillen në trajtim”, tha Koca duke shtuar se këta pacientë ose monitorohen në spital ose në shtëpitë e tyre.

“Ne raportojmë ata që ne i trajtojmë në spitale ndaras si të shtruar në spital”, shtoi ai.

Mes rritjen e numrit të rasteve të ditës së sotme në të gjithë Evropën, Koca theksoi se rreth 33 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19 në të gjithë botën dhe mbi 1 milionë kanë vdekur ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vlerësuar se virusi mund të shkaktojë rreth 2 milionë viktima.

Duke deklaruar se të dhënat në tabelat globale të koronavirusit, të cilat ai po ashtu i zbuloi kohë pas kohe, bazohen në shifrat zyrtare të vendeve për OBSH-në, Koca tha se numrat në fjalë përbëhen nga shifra të konfirmuara.

Koca po u përgjigjej pretendimeve nga një ligjvënës opozitar nga Partia Popullore Republikane (CHP), Murat Emir, i cili më herët këtë javë ndau një dokument i cili gjoja tregon se numri i rasteve pozitive në Turqi ishte 19 herë më i lartë se shifrat zyrtare.

Koca tha se dokumenti i ligjvënësit Emir ishte pa datë dhe shtoi se ai dokument tregoi 40 mijë prova më shumë sesa afërsisht 112 mijë që ishin kryer në ditën në të cilën thuhet se korrespondon, respektivisht 10 shtatori.

Ai theksoi se zyrtarët gjurmuan kontaktet e të gjitha rasteve pa fshehur asnjë nga të infektuarit.

“Nëse kjo do të ishte çështja, pse nivelet e shtretërve tanë të zënë në spitale akoma janë nën 50 për qind në një mjedis ku pretendohet kaq shumë raste. Pse nivelet e përdorimit në kujdesin intensiv janë ende në 66 për qind. Unë dua që qytetarët tanë ta dinë këtë se të gjitha shifrat në tabelat që japim janë të vërteta”, u shpreh Koca.

Koca tha se nivelet e shtrerëve të zënë në spitale përfshin të gjithë pacientët, jo vetëm ata që janë të prekur nga COVID-19.

Ai tha se përpjekjet për të prodhuar një vaksinë kanë përparuar shumë përtej fazës së provës dhe se iniciativat e prokurimit kanë filluar.

“Ne do të kemi një program që merr parasysh moshën dhe përparësinë e sëmundjes kronike. Vendet me të cilat jemi në kontakt po raportojnë se kanë marrë rezultate nga vaksina”, theksoi Koca.

Ai shtoi se përpjekjet për vaksinat e brendshme vazhduan dhe se 13 studime janë duke u zhvilluar. Disa nga këto do t’i nënshtrohen fazës së parë, tha ai, duke shtuar se provat mbi kafshën kryesisht janë përfunduar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Turqi është 318.663, prej të cilëve 279.749 janë shëruar dhe 8.195 kanë vdekur. Deri më tani Turqia ka kryer mbi 10.3 milionë teste të dyshuara për COVID-19.



.. .

Ngjarja paraprake

Hyrja në Slloveni për shtetasit e Maqedonisë së Veriut me test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë

Ngjarja e ardhëshme

Takim Shahpaska – Saiti: Kryqi i Kuq është partner yni në angazhimet për ndihmë dhe mbështetje të më të ndejshmëve

të fundit nga