​Ministri Latifi vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku me drejtorin e spitalit Skënder Dreshaj dhe personelin bisedoi për punën në këtë spital, sfidat dhe projektet për të ardhmen.

Latifi falënderoi drejtuesit e spitalit dhe personelin për punën e bërë dhe kujdesin e treguar në trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje të tjera. 

Ministri theksoi nevojën që spitalet e përgjithshme ta kenë kuadrin e tyre profesional, ndërsa riorganizimi i resurseve do të mundësonte që spitalet ta kenë kuadrin e nevojshëm, sidomos për ato lëmi ku numri i tyre është i vogël.

Gjatë kësaj vizite u theksua edhe rëndësia e avancimit dhe përdorimit të teknologjisë informative në funksion të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore dhe përdorimi i telemjekësisë, gjithashtu.

Ndryshe, spitali i Pejës ka rreth 600 të punësuar dhe ofron shërbime shëndetësore dytësore për qytetarët e komunave që gravitojnë në rajonin e Pejës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Automjeti në Korçë del nga rruga, plagosen dy të rinj

Story i radhës

КЗБ размислува за продолжување на времетраењето на сертификатот за прележаност на ковид

Të fundit nga