ministri izraelit i mbrojtjes pretendon se kane marre nen kontroll pjesen perendimore te gazes 65571e390abbe

Ministri izraelit i Mbrojtjes pretendon se kanë marrë nën kontroll pjesën perëndimore të Gazës

November 17, 2023
1 minut lexim

Ushtria izraelite ka pastruar zonën perëndimore të qytetit të Gazës, tha ministri i mbrojtjes i vendit, duke njoftuar fillimin e “fazës tjetër” të operacioneve tokësore, raporton Anadolu.

Duke folur me ushtarët në qendrën komanduese të Divizionit të 36-të në Izraelin jugor, Yoav Gallant tha: “Gjatë 24 orëve të fundit, ne morëm kontrollin operacional të zonës perëndimore të qytetit të Gazës dhe faza tjetër e operacioneve tokësore ka filluar”.

“Sa më shumë të vazhdojmë këtë operacion, aq më shumë presion do të bëjmë mbi Hamasin dhe aq më shumë do të kemi sukses në eliminimin e infrastrukturës së tij, duke përfshirë selinë dhe tunelet e tij”, shtoi ai.

Bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, të shoqëruara nga operacionet tokësore, kanë vrarë mbi 11.000 palestinezë, më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose janë shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë, numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1200.

Sipas kompanisë Paltel, e cila ofron shërbime telekomunikacioni në Rripin e Gazës, enklava përsëri është nën një ndërprerje të komunikimit për shkak të mungesës së karburantit për gjeneratorët.





MARKETING

RENT A CAR

pentagoni qe nga 17 tetori jane regjistruar 58 sulme ne bazat amerikane ne siri dhe irak 65571e03dbf7f
Story i mëparshëm

Pentagoni: Që nga 17 tetori janë regjistruar 58 sulme në bazat amerikane në Siri dhe Irak

shperthim ne mitrovicen e veriut policia jep detaje 6557210288e37
Story i radhës

Shpërthim në Mitrovicën e veriut, Policia jep detaje

Të fundit nga

ShkoLartë