Ministri i Jashtëm slloven rezulton pozitiv me COVID-19

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme thuhet se ka rezultuar pozitiv testi për COVID-19 që Logar ka kryer në mënyrë rutinë të premten.

“Tek ministri Logar nuk vërehet ndonjë simptomë. Ai bashkë me kolegët e tij të punës do të vetëkarantinohen për 10 ditë”, thuhet në deklaratë.

Në Slloveni e cila ka shpalllur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit janë shënuar 1.963 raste të reja me koronavirus.

Në vend numri i rasteve është rritur në 21.276 ndërsa numri i vdekjeve në 233 me 19 vdekje të reja.



. .

Ngjarja paraprake

“Ronaldinho më telefonoi në 3 të natës për të më thënë se do shkojë te Reali”

Ngjarja e ardhëshme

Ahmeti priti shumë përfaqësues të misioneve të ndryshme në Kosovë për të festuar 75 vjetorin OKB-së

të fundit nga