Ministri i Jashtëm azerbajxhanas takohet me bashkëkryesuesit e Grupit të Minskut të OSBE-së

BAYRAM ALTUĞ

Në Gjenevë të Zvicrës filloi takimi i ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov me përfaqësuesit e Rusisë, Francës dhe SHBA-së, bashkëkryetarët e Grupit të Minskut të OSBE-së i cili u formua për zgjidhjen e krizës që filloi me pushtimin armen në Malësinë e Karabakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet diplomatike, mësohet se takimi po zhvillohet në Gjenevë në ndërtesën e përfaqësisë së Francës për Kombet e Bashkuara (OKB).

Në mbledhje Bayramov u takua me bashkëkryesuesit e Grupit të Minskut të OSBE-së, me rusin İgor Popov, francezin Stephane Visconti dhe amerikanin Andrew Schofer. Pritet që në mbledhje të vijnë në rend dite shkeljet e armëpushimit nga ana e Armenisë.

Pas këtij takimi, mësohet se është planifikuar edhe një takim mes Bayramov dhe ministrit të Jashtëm të Armenisë, Zohrab Mnatsakanyan.

Mbledhjet në Gjenevë po zhvillohen me dyer të mbyllura për mediat.

Armenia, pala që ka shkelur marrëveshjet e armëpushimit

Armëpushimi i ri i përkohshëm humanitar në Malësinë e Karabakut ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë i ndërmjetësuar nga SHBA-ja hyri në fuqi më 26 tetor që nga ora 8:00 sipas kohës lokale.

Armenia, përfshirë edhe këtë marrëveshje është bërë pala e cila ka shkelur marrëveshjet e armëpushimit të arritura edhe më parë.

Rikujtohet se 21 civilë humbën jetën dhe 70 të tjerë u plagosën në sulmin me bomba thërrmuese që Armenia kreu së fundmi ndaj qendrës së qytetit Barda të Azerbajxhanit.



. .

Ngjarja paraprake

Qytetarët i mbajnë maskat në mjedis të hapur

Ngjarja e ardhëshme

Hajrizi: Trepça e ka vendin në mesin e katër ekipeve më të mira

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian