Ministri i Brendshëm turk, Soylu, rezulton pozitiv në COVID-19

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, njoftoi se së bashku me bashkëshorten dhe vajzën kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në Twitter, Soylu tha se trajtimi i tyre, i cili deri dje është kryer në shtëpi, aktualisht po vazhdon në spital me rekomandim të mjekëve.

Ai theksoi se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Testi që e bëmë përsëri pasi nuk ndiheshim mirë doli pozitiv për gruan time, vajzën dhe mua. Trajtimi që vazhduam në shtëpi deri dje u transferua në ambientet e spitalit me këshillën e mjekëve tanë. Falënderues që tani jemi pak më mirë. Uroj mëshirë nga Zoti i Madhërishëm për bashkëqytetarët tanë të Izmirit që humbën jetën”, shkroi Soylu.



.. .

Ngjarja paraprake

Masat anti Covid, Selmani: S’janë në përputhje me gjendjen faktike

Ngjarja e ardhëshme

Çfarë të bëni kur lidhja bëhet monotone?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian