Ministri i Arsimit i Turqisë, Selçuk zhvillon takim virtual me homologen e tij nga Shqipëria

Ministri i Arsimit i Turqisë, Ziya Selçuk ka zhvilluar një takim online me ministren e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga ministria, në mbledhjen e organizuar në bashkëkryesimin e Selçuk dhe Kushi, nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme për Bashkimin Evropian dhe Marrëdhënie me Jashtë pranë ministrisë turke të arsimit, kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) dhe ambasadës turk në Tiranë.

Në takim janë trajtuar çështjet si; Marrëveshja e Bashkëpunimit në Arsim, përfshirja e gjuhës turke si lëndë zgjedhore në kurrikulën e Shqipërisë, botimi i fjalorit Shqip-Turqisht dhe librave dygjuhësore, heqja e informacioneve të gabueshme dhe paragjykuese nga librat shkollorë, aktivitetet e FETO-s në Shqipëri si dhe ndarja e përvojave në zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit privat me Shqipërinë dhe bursat.

Më tutje në takim u theksua se do të zhvillohen punime që Marrëveshja e Bashkëpunimit në Arsim të sillet në fazën e nënshkrimit, do të vazhdohet bashkëpunimi për përhapjen e gjuhës turke si lëndë zgjedhore nëpër shkollat e Shqipërisë, si dhe librat për gjuhën dhe kulturën turke të Drejtorisë së Përgjithshme për Bashkimin Evropian dhe Marrëdhënie me Jashtë pranë ministrisë turke të arsimit do të ndahen me palën shqiptare.

Gjithashtu në mbledhje u tërhoq vëmendja se mund të zhvillohen punime për heqjen e informacioneve të gabueshme dhe paragjykuese në mënyrë të ndërsjellë nga librat shkollorë, duke shtuar se janë të gatshëm për ndarjen e informacionit dhe përvojave në fushën e arsimit privat.

Duke vlerësuar për aktivitetet e Fondacionit Maarif të Turqisë në Shqipëri dhe shërbimet që YTB siguron nëpërmjet Bursave të Turqisë, palët janë shprehur të kënaqur.



.. .

Ngjarja paraprake

SHBA, një kongresmen i sapozgjedhur humb jetën nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Konsumoni 1 lugë gjelle 3 herë në ditë nga kjo përbërje që përgatitet fare lehtë në shtëpi dhe do të pastroni tërësisht organizmin nga të gjitha toksinat e këqija

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian