Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn infektohet me koronavirus

Jens Spahn doli pozitiv për coronavirus pas testimit, tha ministria e shëndetësisë, duke shtuar se është izoluar në shtëpi.

Ministri gjerman i shëndetësisë përjetoi simptoma të ngjashme me të ftohtin dhe iu nënshtrua testimit, njoftoi ministria.

Shkalla e infeksionit me COVID-19 në Gjermani është më e ulët se në pjesën më të madhe të Evropës, raporton deutschewelle.

Por është përshpejtuar ditët e fundit, me një numër rekord prej 7,830 të infektuar të konfirmuar të shtunën, sipas Institutit Robert Koch.

Spahn u bëri thirrje gjermanëve të mbajnë distancën fizike për të mbajtur shkallën e infektimit në një nivel nën kontroll.

Ngjarja paraprake

John Travolta humb një tjetër person të dashur

Ngjarja e ardhëshme

Stoltenberg: NATO-ja nuk është pjesë e konfliktit në Malësinë e Karabakut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian