ministri gjerman i mbrojtjes ne vizite te paparalajmeruar ne ukraine 655c640e4c071

Ministri gjerman i Mbrojtjes në vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë

November 21, 2023
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius të martën mbërriti në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev në një vizitë të papritur, transmeton Anadolu.

“Ministri (Boris) Pistorius udhëtoi në Ukrainë për të parë nga afër situatën aktuale dhe efektivitetin e mbështetjes gjermane”, thuhet në deklaratën e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes në X.

Në deklaratë thuhet se Pistorius e filloi vizitën e tij duke vendosur lule në memorialin kushtuar Revolucionit Maidan.

Ende nuk janë publikuar detaje të tjera rreth vizitës.

Vizita e ministrit gjerman përkon me Ditën e Dinjitetit dhe Lirisë së Ukrainës, e cila përkujton Revolucionin Portokalli, kur në vend u mbajtën protesta mbarëkombëtare kundër akuzave për mashtrime zgjedhore gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004 dhe Revolucionin Maidan, protesta masive që çuan në përmbysjen e sundimtarit pro-rus të asaj kohe, presidenti Viktor Janukoviç.

Një ditë më parë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin zhvilloi vizitë të paparalajmëruar në Kiev, teksa zhvilloi bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe homologun e tij ukrainas Rustem Umerov.





MARKETING

RENT A CAR

punetoret e qkm ve dhe disa shkollave protestojne para komunes se prishtines 655c5ab17670b
Story i mëparshëm

Punëtorët e QKM-ve dhe disa shkollave protestojnë para Komunës së Prishtinës

shteti i burrave grate ne kosove zoterojne vetem 15 per qind te pronave 655c669c501ae
Story i radhës

“Shteti i burrave”, gratë në Kosovë zotërojnë vetëm 15 për qind të pronave

Të fundit nga

ShkoLartë