ministri francez be ja dhe shba ja larg arritjes se marreveshjes per tarifat 680ab6d6175fd

Ministri francez: BE-ja dhe SHBA-ja, larg arritjes së marrëveshjes për tarifat

April 25, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ende janë larg që të arrijnë një marrëveshje për tarifat, tha ministri francez i Ekonomisë më 24 prill, teksa blloku po synon të gjejë një shtegdalje nga tensionet tregtare me Uashingtonin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa prej 10 për qind ndaj shumicës së partnerëve tregtarë dhe ka vendosur tarifa më të larta ndaj importeve të çelikut, aluminit dhe industrisë së automobilave.

BE-ja nuk është kursyer nga tarifat, por tarifat më të larta të vendosura ndaj mallrave të bllokut janë pezulluar për 90 ditë. Por, ky pezullim do të skadojë në fillim të korrikut.

“Ne nuk do ta fshehim faktin që ende ka shumë rrugë deri tek arritja e një marrëveshjeje”, tha ministri francez i Ekonomisë, Eric Lombard, gjatë një prononcimi për gazetarë në margjinat e takimeve në Uashington të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Megjithatë, ai tha se bisedimet me zyrtarët amerikanë ishin të mira.

Ai tha se gjatë kësaj jave është takuar me drejtorin e Këshillit Kombëtar Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hasset, sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, dhe atë të Thesarit, Scott Bessent.

Lombard theksoi se homologët e tij kanë dëshirë “që të lëvizet përpara sa më shpejt që të jetë e mundur”, duke shtuar se evropianët janë përshkruar si miq dhe aleatë, në kontekstin e këtyre bisedimeve.

Por, Lombard tha se pret “ulje dhe ngritje” në negociatat e palëve.

Trump fillimisht ka vendosur tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të BE-së. Më pas, blloku evropian ishte pjesë e tarifave reciproke të Trumpit, me 20 për qind tarifa. Këto tarifa reciproke goditën shumicën e partnerëve tregtarë të Uashingtonit./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

berat gjimshiti rikthehet ne ndeshjen me leccen 680ab3518ffb0
Story i mëparshëm

Berat Gjimshiti rikthehet në ndeshjen me Leccen

nga verberia ne drite si ta shnderroni pamjen tuaj ne superfuqi 680ab8b6653c7
Story i radhës

Nga verbëria në dritë: Si ta shndërroni pamjen tuaj në superfuqi?

Të fundit nga

Ermal Fejzullahu po vjen me këngë të re

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu po vjen me një projekt të ri muzikor. Ai po vjen në bashkëpunim me Lisin. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin

A po i vjen fundi sistemit start-stop në vetura?

Lee Zeldin, drejtor i Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), ka shkaktuar polemika duke njoftuar se do të punojë për të eliminuar stimujt federalë për përdorimin e gjerë të sistemeve start-stop.
ShkoLartë