“Ministre erdhi”/ Manastirliu flet për momentet e vështira të 2020-s dhe lajmin e parë që e tronditi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një intervistë për “Opinion”, tregon momentet më të vështira dhe më të gëzuara të vitit që po lemë pas.

“Është familja ajo që e ka ndjerë më shumë mungesën time, vajzat janë në një moshë që kanë nevojë ti qëndrohet pranë, të kenë mamanë afër”, tha Manastirliu. 

Manastirliu zbulon edhe tabelat në zyrën e saj dhe tregon shënimet që ka mbajtur që nga zbulimi i rastit të parë me Covid në vendin tonë.

“Të gjitha këto tabelat këtu janë tabelat më orientuese për mua dhe për bashkëpunëtorët e mi, pavarësisht gjithë sistemeve elektronike, kompjuterike, grafikëve. Këto janë gjithë muajt e ecurisë së pandemisë. Rasti i parë në datën 8 i deklaruar në datën 9 dhe më pas rasti i parë i humbjes së jetës në datën 10 që është deklaruar më 11 e kështu… numri i testimeve, numri i rasteve të konfirmuara dhe i fataliteteve për çdo muaj. Në 10 mars ishin ditët e para dhe ka qenë momenti që patëm humbjen e parë të jetës.

Ai ishte një moment që mbaj mend se u trondita se aty pashë apo prekem nga afër të gjithë atë që Europa, Italia ishin përballur prej kohesh.

Në momentin e pare që u identifikuan rastet mbaj mend qq doktor Brataj me tha, ministre erdhi. Ne kemi dy muaj që përgatitemi dhe jemi gati.

Momentet e para ishte kur lexova në një media online se një pneumoni jo e zakonshme po qarkullonte në Wuhan të Kinës. Momentet e para për ne ishte përballje me një të panjohur e na dukej e largët ardhja këtu e virusit.

Ju rrëfej diçka personale, ka qenë një vit jo i lehtë, sfidues, pa orare në punë, shkoja në shtëpi në orët e vona të darkës, vijonte seria e telefonatave dhe telefonata e fundit informuese në orët e para të mëngjesit ka qenë me kryeministrin për informimin në baza ditore”, u shpreh ministrja.

Ngjarja paraprake

Paraqitja e fundit për Vitin e Ri e kancelares Merkel: Më lejoni të them diçka personale...

Ngjarja e ardhëshme

Keni kujdes, këto produkte nuk duhet t’i blini kurrë nëpër markete

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian