Ministra të tjerë në “rrjetë”? Rama për VOA: Përgjegjësia individuale, të marrin ndëshkimin e merituar

schedule20:40 – 15 Shkurt, 2022

“Përgjegjësia është individuale.” Kështu ka theksuar edhe njëherë kryeministri Edi Rama, në një kohë kur dy ministra të qeverisë së tij ndodhen në burg. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kreu i qeverisë është pyetur nëse ka ndrojtje se mund të dalin të tjerë ministra.

Rama tha se nuk i frikësohej një gjëje të tillë pasi Reforma në Drejtësi për këtë është bërë. Sipas tij nëse dalin të tillë duhet të marrin ndëshkimin e merituar sepse kanë vepruar pas shpinës së qeverisë.

“Unë nuk jam i shqetësua se mund të dalin ministra apo ish ministra apo kushdo qoftë sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi. Kur unë e kam thënë që reforma bëhet për një drejtësi të drejtë dhe nga ana tjetër përgjegjësia për rolin e çfarëdo qoftë është individuale. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin apo dorën në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit sigurisht që ata duhet të marrin ndëshkimin e merituar sepse e kanë bërë pas shpinës  së një qeverie”, tha Rama.

Rama është pyetur gjithashtu për aferën e inceneratorëve se përse shkeljet nuk janë vënë re nga asnjë hallkë. Kryeministri tha se për këtë çështje po heton SPAK dhe vuri sërish theksin te “përgjegjësia individuale”.

“Unë nuk hyj te ata që e mendojnë këtë. Besoj se janë dy gjëra të ndara. Një proces që është kurorëzua me vepra që janë në shërbim të vendit dhe komuniteteve dhe paralelisht me të veprime të dyshuara individësh të caktuar që mbeten në suazën e përgjegjësisë individuale. Jemi në kushte shumë komode ku propuropria po heton dhe i takon asaj të evidentojë faktet bazuar bë hetim dhe prova. Nuk shikoj asnjë lloj shqetësimi për të vërtetë. Si ditën e parë dhe sot mbetem i mendimit që janë vepra të rëndësishme nbë funksion të vendit. Shkeljet do ti verifikojë prokuroria”, tha kreu i qeverisë.

Sakaq, raportet ndërkombëtare për korrupsionin në vend, kryeministri priret të mos u besojë shumë. Sipas tij ato janë çështje metodologjish dhe nuk i merr si të mirëqena.

“Kjo është çështje metodologjish, për hir të vërtetës unë kam mësuar të mos i marr të mirëqena deri në fund këto lloj indeksesh. Unë pranova që as që vihet në dyshim që korrupsioni është problem. Ne akoma nuk kemi një shtet modern. Por këto të gjitha i marr me rezervë. Nuk dua të vë asnjë hije dyshimi por nuk i marr këto raporte si të mirëqena. Ne u referohemi fakteve dhe jo llafeve”, deklaroi Rama. g.v/

 

Story i mëparshëm

Qeveria: Ka filluar procesi i sigurimit të burimeve alternative të gazit

Story i radhës

Komuna në borxhe dhe e bllokuar, Bilall Kasami bën 46 kontrata (DOKUMENT)

Të fundit nga