Mimoza Margjeka: Kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit, drejtori i Kufirit bënte drogën

Gjyqtarja e pezulluar e Gjykates se Apelit, Mimoza Margjeka tashmë në proces hetimi për lirimin e një të burgosuri nuk ka pasur në dorë vetëm mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Para ‘kryqezimit politik” Gjyqtarja Mimoza Margjeka kishte ne dore dhe nje dosje të trafikut droge pjesë e të cilit është edhe një drejtor kufiri.

Margjeka tha se kishte në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit ku u lanë në detyrim paraqitje 25 policë, dhe drejtori i Kufirit bënte drogën.

“Vendimi i Gjykatës së Durrësit është bërë se nuk i dhashë mandatin. Aty është një vend me mafia, me kriminalitet. Le të varroset familja ime. Nuk e meritonte mandatin. Ishte mashtrim. U bë me kërkesë të Partisë Socialiste.

Ku do e çoni këtë vend. me këtë paturpësi. E kuptoni sa mafie sa krim ka.
E kuptoni që kisha unë në dorën dosjen e Gjirit të Lalëzit, 8 tone droge, 25 policë detyrim me paraqitje, sepse drejtori i kufirit bënte drogën.  Turp të keni, shtet mafioz, kriminal, shtet i korruptuar! Turp! A u vjen turp?! Gjetët ju një të korruptuar në Shqipëri me shtëpi në Kashar, me një makinë të prishur, me dy fëmijë me psikolog sot?! A nuk ju vjen turp, monsta?!, tha Margjeka.

Largimi i saj nga GJKKO drejt shtëpisë u shoqërua me tensione.

Ngjarja paraprake

Takim lamtumirës i Ministrit Bekteshi me ambasadoren kanadeze Çaba: Ministria e Ekonomisë mbetet e hapur për të forcuar bashkëpunimin e frytshëm me Kanadanë

Ngjarja e ardhëshme

Douglas Costa refuzon transferimin te Unitedi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian