Milner ka bërë thirrje

James Milner ka bërë thirrje që VAR-i sa më parë të largohet nga futbolli, në mënyrë që mos të shkatërrojë sportin më të ndjekur në botë.

Liverpooli barazoi 1-1 kundër Brightonit, derisa mesfushori anglez është i acaruar me video asistentin e gjyqtarit.

Mohamed Salah dhe Sadio Mane kishin gola të anuluar nga VAR-i në këtë takim, derisa kundër teknologjisë është shprehur edhe Andy Robertson.

“Çuditem se kur do të flasin personat që e luajnë këtë lojë! Ditë shumë e frustruar, por merita edhe për Brightonin, një kundërshtar shumë i vështirë”, ka shkruar Robertson pas ndeshjes.

Milner nuk ishte aspak më i përmbajtur, duke kërkuar largimin e VAR-it sa më parë.

“Është e ‘qartë dhe e dukshme’ se na duhet një diskutim serioz rreth VAR-it. Sigurt që nuk jam i vetëm me këtë ndjenjë se po na humb dashuria për këtë lojë në gjendjen aktuale”, ka shkruar anglezi.

Ngjarja paraprake

Për një ditë, 572 qytetarë gjobiten për mosrespektim të Ligjit Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Barcelona ia përkujton pas 10 viteve Real Madridit njërën nga humbjet më të rënda në El Clasico

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian