milloshoski gjykatesit dhe prokuroret e rinj tashme jane percaktuar 45 te lsdm se 25 te bdi se dhe 20 te ash se 659fc5e93de21

Milloshoski: Gjykatësit dhe prokurorët e rinj tashmë janë përcaktuar, 45 të LSDM-së, 25 të BDI-së dhe 20 të ASH-së

January 11, 2024
1 minut lexim

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë për paralajmërimin për ndryshim të Ligjit për Akademinë e Gjykatësve.

Milloshoski në një postim në Facebook shkruan se me këtë po keqpërdoret flamuri europian, për pranimin e 100 gjykatësve dhe prokurorëve të rinj, përmes provimit me shkrim, në vend të atij elektronik.

Milloshoski thotë se provimi me shkrim nënkupton edhe ndikim njerëzor dhe mundësi manipulimesh.

“Arsyetimi është për shkak të problemit të paparashikuara në prokurimin e softuerit elektronik për kalimin e testit kualifikues në Akademinë e Gjykatësve. Por ky manipulim hidhet poshtë me nenin 55 të Ligjit për Prokurimin Publik, ku nëse diçka është urgjente, mund të bëhet një prokurim i menjëhershëm dhe i pashtyrë i softuerit elektronik me negocim, pa shpallje publike. Plus, në Maqedoni ekzistojnë së paku 7-8 subjekte juridike që kanë softuer të përshtatshëm elektronik dhe dhoma të pajisura për dhënie elektronike të provimeve, përfshirë Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup. Për të qenë të qartë, ndryshe nga testi elektronik, testi me shkrim i Akademisë nënkupton ndikim njerëzor, mundësi manipulimesh, përgjigje shtesë nga një palë e tretë për pyetjet pa përgjigje dhe dhënien e pikëve maksimale për të preferuarit e qeverisë për gjyqtarë dhe prokurorë”, shkruan Milloshoski.

Milloshoski thotë se koalicioni qeverisës, respektivisht BDI, ASH dhe LSDM tashmë i kanë përzgjedhur kandidatët e tyre për 130 gjykatës prokurorë të rinj.

“Nga gjithsej 130 gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm në Akademi do të regjistrohen: 25 nga lista e krijuar nga BDI, 20 nga lista e Aleancës, 45 nga lista e LSDM-së dhe 10 nga partitë më të vogla të koalicionit. 30 gjyqtarët dhe prokurorët e mbetur do të përzgjidhen nga më të mirët nga 200 kandidatët e mbetur të regjistruar”, thotë Milloshoski në reagimin e tij.

Burimi: alsat.mk

MARKETING

RENT A CAR

bekim neziri nga bdi pohon se rrahja ne m nav ka ndodhur pas shpines se tij thote avokati millanov 659fc50111928
Story i mëparshëm

Bekim Neziri nga BDI pohon se rrahja në M-NAV ka ndodhur pas shpinës së tij, thotë avokati Millanov

deshmia ekskluzive e te mitures se abuzuar seksualisht 29 vjecari i jepte kontraceptive qe te mos mbetej shtatzene 659fc751d9930
Story i radhës

Dëshmia ekskluzive e të miturës së abuzuar seksualisht/ 29-vjeçari i jepte kontraceptivë që të mos mbetej shtatzënë

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë