Milano me mungesa, 3 lojtarë kyç në dyshime për ndeshjet e ardhshme

Mediat nga Italia bëjnë të ditur që Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer dhe Alexis Saelemaekers do t’I mungojnë klubit për dy apo tre ndeshjet e ardhshme.

Zlatan është akoma duke u rikuperuar nga lëndimi të cilin e pësoi ndaj Napolit, ndërsa dy lojtarët e tjerë nuk janë në formë të mirë fizike.

Ndeshjet e ardhshme të Milan do të jenë kundër Beneventos dhe derbi i madh kundër kampionit aktual, Juventus.

Stefan Pioli synon kualifikimin në Ligën e Kampionëve këtë sezon, dhe ata për momentin janë në rrugë të duhur për ta bërë një gjë të tillë.

Rosonerët pas 14 ndeshjeve renditen në vendin e parë në tabelë me 34 pikë, përcjellësi më i afërt është Interi, me një pikë më pak.

Ngjarja paraprake

Kënga më e fundit e Stresit bën namin nëpër botë

Ngjarja e ardhëshme

Sekuestrohen mbi 30.000 mjete piroteknike në Bit Pazar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian