Milani sjell dy përforcime të mëdha në janar

Milani e filloi mirë sezonin dhe me katër fitore në katër ndeshje është në krye të tabelës në Serie A.

Mediet italiane raportojnë se “Rossonerët” duan të forcojnë më tej ekipin në afatin kalimtar të dimrit dhe Maldini tashmë është duke punuar në dy përforcime.

Gjegjësisht, qëllimi kryesor i Milanit në afatin kalimtar të dimrit do të jetë lojtari mesfushori i Lille, Bubacari Sumare.

Sumare heshti kritikët me paraqitjet e tij sezonin e kaluar, kështu që ai tashmë ka marrë epitetin “Pogba i ri”, sepse i ngjan shumë yllit të Manchester United.

Gjigantët evropianë tashmë kanë treguar interes të fortë për Sumare, por mediet franceze pretendon se Milani dëshiron ta mposhtë konkurrencën dhe tashmë ka filluar negociatat.

Përforcimi i dytë duhet të jetë në mbrojtje dhe mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkovic është qëllimi kryesor i tyre.

Ngjarja paraprake

Përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në Vietnam, mbi 80 të vdekur

Ngjarja e ardhëshme

Haziri takohet me KFOR-in italian

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian