Milani sërish në bisedime me Chelsean, kësaj radhe për Rudiger

Ish-anëtari i Romës, Antonio Rüdiger, mund të rikthehet sërish në Itali.

Kjo pasi 18 herë kampioni italian, Milan ka filluar negociatat me klubin e tij aktual, Chelsean, për të tentuar huazimin.

Siç shkruan portali “Calciomercato”, Rossonerët e kanë piketuar atë si njërin nga mbrojtësit e mundshëm për edicionin e ri, ku “kuq e zinjtë” do të luajnë edhe në Europa Ligë.

27 vjeçari ndërkaq, nuk shihet si pjesë e projektit të Frank Lampard, andaj gjasat që ai të largohet nga “Stamford Bridge” janë tejet të mëdha.

Përfaqësuesi gjerman, pikërisht nga Italia zbarkoi në Angli, tash e tre vite më parë.

Ngjarja paraprake

Kur sëmundjen s’ia do as armikut: Kim Jong Un i uron shërim të shpejtë Trumpit

Ngjarja e ardhëshme

Lyrical Son i kundërpërgjigjet Feros: Mercedesi nuk merret me Suzuki

të fundit nga