Milani përballet me Salernitanën, flet Pioli

Milani do të përballet në transfertë me Salernitanën, në sfidën e javës së 26-të të Serisë A.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, ka vendosur që sërish të qëndrojë me këmbë në tokë dhe beson se nëse vazhdojnë kështu, Milani i tij mund t’ia dalë për më shumë.

Krahasuar me sfidën e fundit me Salernitanën, gjërat kanë ndryshuar. – Kemi pasur një javë që i jemi fokusuar kësaj situate, sepse ndryshimi i trajnerit do të sjellë shumë ndryshime në lojë. Duhet të bëjmë sërish një lojë të mirë, pasi vijmë pas dy fitoresh radhazi.

Besoni te kampionati? – “Ne mendojmë se do të bëjmë më të mirën për të fituar sfidën e ardhshme. Duhet të vazhdojmë kështu dhe do të jemi në rrugën e duhur”, tha Pioli..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të organizoni një dietë për humbje peshe?

Story i radhës

Zvicra i njeh Shqipërisë kontributet e pensioneve, nënshkruhet marrëveshja mes dy qeverive

Të fundit nga