Milani nuk njeh rival, fiton edhe në Benevento

Milani vazhdon me formën e mirë në Serie A, nuk njeh rival dhe ka shënuar edhe një fitore të madhe, kësaj radhe me 2:0 në konak të Beneventos.  

Është interesant fakti se, Milani nga minuta e 34-të, mbetet pa futbollistin Tonali, i cili u përjashtua direkt me karton të kuq, por as kjo epërsi numerike Beneventos nuk i ndihmoi në asnjë formë.

Për Milanin realizuan Kessie nga penalltia në minutën e 11-të dhe Leao (49′). 

Vendasit patën rastin më të mirë në minutën e 61-të, por Caprari dështon nga penalltia dhe porta e Milanit mbetet e paprekur.

Milani kryeson me 37 pikë, ka një më shumë se rivali i përbetuar Interi dhe Benevento është në pozitën e dhjetë me 18 pikë pas 15 jave në Serie A.

Ngjarja paraprake

Kreu i KSI-së, Zharko Karaxhoski infektohet me Kovid-19

Ngjarja e ardhëshme

Moti për këtë javë, ja kur fillojnë reshjet e borës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian