Milani nuk ka mbrojtës rezervë

Pas Gabias dhe Leo Duartes që po përjetojnë ditët e fundit në karantinë, është i afërt edhe shërimi i Mateo Muzakios. I operuar në kavilje 4 muaj më parë, argjentinasin e ndajnë vetëm dy javë për rikthimin në grup.

Sipas “Tuttosport”, mbrojtësi do të jetë në stërvitje më grupin brenda tetorit, çka do të thotë se Pioli do ta ketë të plotë baterinë e mbrojtësve në fillim të muajit te ardhshëm.

Këto mungesa e kanë detyruar Piolin që të fusë menjëherë titullar kapitenin Romanjoli që ka vetëm disa ditë që stërvitet rregullisht me grupin kuqezi. Ndaj Interit do të jetë hera e parë që titullarët, Kjaer e Romanjoli, luajnë së bashku në këtë sezon.

Ndërkohë, sipas “Sky Sport”, në stërvitjen e djeshme në “Milanello”, Stefano Pioli pati ta gatshëm të gjithë lojtarët e rikthyer pas impenjimeve me ekipet kombëtare. Pasi iu nënshtrua tamponit, që dha një rezultat negativ për të gjithë lojtarët e “Djallit” të përfshirë në ndeshjet me kombëtaret përkatëse, grupi ishte në gjendje të zbriste në fushë për të zhvilluar stërvitjen e parë të javës me të gjithë të pranishëm.

Ngjarja paraprake

Të gjithë ishin në pritje, Gold AG më në fund jep lajmin e madh

Ngjarja e ardhëshme

Kroaci, 1.131 raste me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian