Milani ndjek një tjetër!

Sipas raportimeve të gazetës Sport, pista e Marco Asensio komplikohet për Milanin. Lojtari po largohet nga Real Madrid, i cili ka propozuar gjithashtu rinovimin e kontratës pa marrë një përgjigje konkrete.

Kuqezinjtë janë ndër ata që lëvizën më shumë për klasën ’96, të ndjekur edhe nga disa skuadra angleze. Negociatat, megjithatë, nuk duket se janë të destinuara të jenë të suksesshme edhe sepse Milani do të preferonte Berardin.

Abdou Diallo është objektivi numër 1 për mbrojtjen e Milanit. Senegalezi është bërë zgjedhja e parë e Paolo Maldinit për të forcuar repartin e prapavijes së kuqezinjve.
Për më tepër, lojtari do të kishte kërkuar tashmë transferimin nga PSG pasi ai kërkon minuta dhe vazhdimesi. Prandaj, klubi kuqezi mund të përgatisë akordin, duke synuar një huazim me të drejtë blerje

Pista “Renato Sanches” ende nuk është zhdukur plotësisht për Milanin. Mesfushori portugez duket mjaft i bindur për projektin e PSG-së, i cili mund të mbështetet edhe te faktori Luis Campos për suksesin e marrëveshjes.

Pavarësisht kësaj, presidenti i Lille, Olivier Letang vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të ngushta me Paolo Maldinin dhe Milan, të cilët do të kishin ofruar rreth 15 milionë euro për kartonin.

Lille nuk dëshiron të prishë raportet me Milanin pas operacionit Botman, që u shit gati 40 mln euro sepse ishte klubi kuqezi në mes duke rritur vlerën te Newcastle… Kjo është raportuar nga La Voix du Nord.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

9 cilësitë që i dallojnë njerëzit inteligjentë

Story i radhës

Byrnes: Mbështesim ardhmërinë evropiane të Maqedonisë! Tani po shohim rrugën për të ecur përpara

Të fundit nga