Mauro Icardi, i cili shpërtheu në Turqi me 22 golat dhe 7 asistime në sezonin e tij të fundit me fanellën e Galatasaray, është rikthyer në objektivi e Milanit që pasi kanë humbur Thuramin, është në kërkim të një sulmuesi si partner i Olivier Giroud.
Huazimi i tij me skuadrën e Stambollit skadon në fund të muajit qershor dhe ai me siguri do të kthehet në Paris, ku megjithatë nuk pritet të qëndrojë atje. Për këtë arsye, PSG do të mjaftohej me një ofertë prej 15 deri në 20 milionë euro, absolutisht shumë e përballueshme dhe sigurisht jo shqetësuese ndryshe nga rroga 7 milionëshe e cila megjithatë përbën një pengesë të pakapërcyeshme për çdo klub italian.
Përveç nëse dëshira e Mauritos dhe Ëandas për Serinë A dhe Milanin, ku ata kanë ende një shtëpi është e tillë që t’i çojë ata të pranojnë një ulje të pagës.
Icardi ka kalur një perudhë fantastike te Interi në të kaluarën dhe kalimi i tij te Milani do të ishte një goditje e fortë për tifozët zikaltër.