Milani i frikshëm, ja yjet që kërkon të afrojë ne ekip

Edhe më parë Milani kishte treguar interes për të transferuar Marko Rojsin, por duket se tashmë gjërat po bëhen më serioze. Medias spanjolle e në veçantë “AS” dhe “todofichajes” kanë shkruar se sponsori i kuqezinjve, “Puma”, dëshiron të transferojë në Milano gjermanin, i cili ka gjithashtu një kontratë personale me gjigantin e veshjes sportive gjermane. Në ditët në vijim pritet që drejtuesit e kuqezinjve të diskutojnë me homologët e Borusias për mënyrën e zhvillimit të operacionit.

Një problem tjetër në këtë çështje mund të jetë edhe rroga e futbollistit që në Dortmund përfiton thuajse 10 milionë euro në sezon, pa harruar edhe faktin që Rojs është shoqëruar nga dëmtimet në karrierën e tij. 31-vjeçari do të ishte një përforcim në rast se “Djalli” largon Hakan Çalhanoglunë.

MAJA E SULMIT – Rikthimi i paqartë i Zlatan Ibrahimoviçit duket se po e detyron Milanin të ndërhyjë në merkato për të afruar një pykë, pavarësisht se drejtori Maldini etiketoi Leaon, Rebiçin, Kolombon, madje edhe të birin Daniel si lojtarë që mund të mbulojnë “gropën” e lënë në majën e sulmit nga suedezi. Në këto kushte, kuqezinjtë kanë rihapur bisedimet për të marrë Luka Joviçin. Sipas “La Gazzetta dello Sport” drejtuesit italianë janë në kontakt të vazhdueshëm me homologët madrilenë dhe menaxherin e lojtarit, për të mundësuar një lëvizje të paktën 6 mujore në formë huazimi.

Nga ana e tij Joviç, nuk duket i gatshëm për Serinë A duke preferuar Uolvesin në Angli dhe Frankfurtin përpara kuqezinjve. Edhe nëse arrijnë Joviçin si të huazuar, plani i Milanit për të ardhmen mban emrin e Xhanluka Skamakës që këtë sezon po luan te Xhenoa. Thuhet se Paolo Maldini ka takuar me krerët e Sasuolos, klub që ka edhe pronësinë e kartonit të lojtarit. Kërkesa ka qenë e lartë, me 25 milionë euro si kusht fillestar për të arritur një marrëveshje të suksesshme.

Vullneti i sulmuesit mund të ndikojë në çështje, por vështirë që Milani të pranojë të investojë më shumë se 15 milionë për një sulmues që në Serinë A ka 10 prezenca dhe vetëm dy gola të shënuar. Në fakt në listë dukej se ishte edhe Odson Eduard, por Sëlltiku që zotëron edhe kartonin pret të arkëtojë minimalisht 33 milionë euro përpara se të lëshojë sulmuesin që me fanellën bardhegjelbër ka regjistruar 37 gola dhe dhënë 21 asiste në 67 prezenca.

Ngjarja paraprake

​KEDS, përpjekje maksimale për të rikthyer furnizimin me energji në Rugovë

Ngjarja e ardhëshme

Raportohet rasti i parë me variantin e ri të koronavirusit në Kinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian