Milani gati 40 milionë euro për yllin e La Ligës

Milan është duke konsideruar transferimin e mesfushorit Nabil Fekir. Ai befasoi të gjithë kur vendosi t’i bashkohet skuadrës spanjolle Real Betis në afatin kalimtar të vitit 2019. Pavarësisht se u kërkua nga shumë klube të mëdha, ai u josh nga oferta e andaluzëve.

Gjithsesi, lojtari pas paraqitjeve pozitive përsëri ka zgjuar interesimin e ekipeve të mëdha evropiane dhe Milan është njëra nga skuadrat që po studion një mundësi për transferimin tij në janar.

Madje, sipas mediave iberike, kuqezinjtë kanë zhvilluar disa bisedime me Betisin, por edhe me agjentin e lojtarit.

“Mundo Deportivo” ka raportuar se Fekir po e konsideron transferimin te “Djalli” pasi e sheh si një hap më të madh në karrierë. Siç konfirmon kjo e përditshme, 27-vjeçari i ka hapur dritën e gjelbër menaxherit të tij për të arritur marrëveshje me Milanin dhe tashmë i mbetet dy klubeve që të gjejnë një gjuhë të përbashkët, me Betis që kërkon të fitojë rreth 40 milionë euro nga shitja e tij. Kujtojmë se në 14 muajt spanjollë, Fekir ka zhvilluar 37 ndeshje me fanellën bardhegjelbër teksa në tetë raste ka mundur të gjejë edhe rrugën e rrjetës.

Ngjarja paraprake

7 probleme psikologjike që duhet t’i zgjidhim para se të bëjmë fëmijë

Ngjarja e ardhëshme

Republikanët spanjollë kërkojnë të ndiqet penalisht ish-mbreti Carlos

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian