Milan – Roma, formacionet e mundshme të derbit të javës në Serie A

Milan dhe Roma do ta zhvillojnë derbin e xhiros së pestë në elitën e futbollit italian Serie A.

Skuadra e trajnerit Stefano Pioli e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Serie A, pasi ka fituar katër ndeshjet e para.

Në anën tjetër Roma nga katër sfidat e para ka dy fitore, një barazim dhe një humbje (në tavolinë nga Verona 3-0).

Kuqezinjtë synojnë të marrin edhe fitoren e pestë radhazi, por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.

Giallorosët janë gjithashtu në formë të mirë dhe duan që me një triumf eventual në San Siro të ngritën në tabelë.

Gjithsesi dy trajnerët mendojnë të hedhin në fushë lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion dhe na pret një ndeshje spektakolare në San Siro.

Formacionet e mundshme:

Milan: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, B.Diaz, R.Leao; Ibrahimovic

Roma: Mirante; Mancini, Ibanez, Kumbulla; Santon, Pellegrini, Veretout, Spinazzola; Pedro, Mkhitaryan; Dzeko. 

Ngjarja paraprake

Shtyhet gjyqi për protestën e Astirit, Balliu: S’na mbyllin dot gojën, shpejt do publikojmë…

Ngjarja e ardhëshme

“Kovid-19”, KSI kërkon hapjen e reparteve të reja në 8-shtatori

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian