Milan ka frikë, lëndohet Ibrahimovic

Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic shënoi dy herë në fitoren ndaj Napolit me rezultat 3:1, por u detyrua të largohet më herët duke shqetësuar “Rossonerët”.

Ishte minuta 78’ e ndeshjes, kur Ibra u detyrua të dalë nga fusha nga një problem muskulor.

Daniele Bonera zëvendësoi trajnerin Stefano Pioli dhe asistentin e tij, të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19 më herët gjatë javës.

Bonera duke folur për “Sky Italia” tha: “Nuk kemi informacion tani për tani, duket si një problem muskulor dhe do të vlerësojmë situatën në ditët e ardhshme”.

Përndryshe, Milan pas fitores në xhiron e tetë ndaj Napolit, renditet në pozitën e parë me 20 pikë të argëtuara, ndërsa Ibrahimovic është top golashënuesi në Serie A me 10 gola.

Ngjarja paraprake

Kate Middleton dhe Princ William humbin mikun e tyre më të mirë

Ngjarja e ardhëshme

Afër Varshavës hapet pishina më e thellë në botë: Shihni si duket Deepspot-i mbresëlënës

të fundit nga