Milan do të trokasë sërish në derën e Lilles

Kampionati nuk ka përfunduar ende dhe Milani është në mes të luftës për të rrëmbyer titullin, por megjithatë klubi ka filluar me planifikimet për sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë do të kenë nevojë për përforcime gjatë merkatos që të rrisin cilësinë e ekipit dhe që në bazë të blerjeve të ardhshme skuadra e Stefano Piolit të bëhet më konkurruesja në garë mes rivalëve.

Sipas lajmeve të fundit mediat italiane raportojnë se Milani do të ketë një buxhet prej 100 milionë eurosh në dispozicion për merkaton e qershorit. Mbetet per t’u para se si klubi do ta investojë këtë shumë.

Besohet se Milan do të trokasë sërish në derën e Lille. Dy klubet kanë një marrëdhënie shumë të mire me njëri-tjetrit kur bëhët fjalë për transferime të mundëshme të lojtarëve. Këtë herë duket se Milani ka në fokus lojtarët Renato Sanches dhe Sven Botman.

Dy hajmalitë e skuadrës franceze janë kërkuar nga disa klube, por Milani nga krahun tjeter nuk tërhiqet, madje ka nisur negociatat për dyshen prej disa kohësh. Mesfushori portugez dhe mbrojtësi mbresëlënës holandez vlerësohen me një shifër rreth 30 milionë euro në treg”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ganiu në takim me myftiun e Shkupit Qenan Ismaili

Story i radhës

Amerika ndërmerr hapa për sigurimin e mineraleve thelbësore

Të fundit nga