Mikela: Më paragjykojnë gjithnjë për ngjyrën, më thonë që i përkas komunitetit rom

Njëra nga banoret e Big Brother VIP është edhe ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë “Përputhen”, Mikela Pupa.

Ajo është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri së bashku me miken e saj të ngushtë njëhërësh konkurrenten e shout të lartpërmendur, Efi Dhedhes.

Dyshja e famshme për pak ditë kanë rrëfyer gjëra të ndryshme nga jeta e tyre profesionale e po ashtu edhe nga ana private.

Derisa po qëndronin në ambientet e pishinës, Mikela i ka treguar Teas në Big Brother Albania VIP 2 që është gjykuar për shkak të ngjyrës së saj.

“Kështu jam vetë. Gjithë jetës më kanë gjykuar për ngjyrën. Më shumë në Për’puthen. Nuk ka mbetur njeri pa më thënë që i përket komunitetit rom”, tha mes tjerash ajo.

BBV 2 nisi të shtunën (24 dhjetor) dhe pjesë e këtij reality shoë u bënë shumë yje të famshëm si: Kejvina Kthella, Kiara Tito, Amos Zaharia, Olta Gixhari, Dea Mishel, Tea Trifoni etj.

Kjo erdhi disa muaj pas përfundimit të edicionit të parë, nga i cili doli fitues balerini Ilir Shaqiri. /

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MMJPH: Është tejkaluar pragu i alarmimit në Tetovë

Story i radhës

Reali ia vë syrin Nagelsmannit

Të fundit nga