Mike Pompeo dhe gruaja e tij rezultojnë negativë në testin për COVID-19

Sekretari
amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ai së bashku me bashkëshorten e tij,
Susan kanë rezultuar negativë në testin për koronavirus, raporton CNN, transmeton
Gazeta Sinjali.

“Unë jam duke u ndjerë në mënyrë fantastike,” u shpreh ai, ndërsa shtoi se nuk kishte pasur kontakte me Presidentin Donald Trump që nga Marrëveshjet Abraham më 15 shtator.

“Ne jemi duke u lutur për Presidentin dhe
Zonjën e Parë që ata të kenë një shërim të shpejtë,” tha ai.

Kjo është hera e katërt që Pompeo testohet në 14
ditët e fundit.

Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ende duke vlerësuar nëse ai është në gjendje të vazhdojë udhëtimin e tij të planifikuar në Florida të shtunën dhe Azinë të dielën.

Kurse, orari i tij në Kroaci mbetet ashtu siç është planifikuar, njofton Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Replikë politike e (imponuar) me Z. Aleksandër Haxhiaj, "Biberaj"

Ngjarja e ardhëshme

Hoti: Marrëveshjet që nënshkruhen, sot, e çojnë në një fazë të re bashkëpunimin midis dy vendeve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian