Mijëra persona protestojnë në Australi kundër sulmeve seksuale

Dhjetëra mijëra gra kanë marshuar jashtë Parlamentit të Australisë dhe në qytete e qyteza brenda vendit më 15 mars, për të kërkuar barazi gjinore dhe drejtësi për viktimat e sulmeve seksuale.

Gratë janë veshur në të zeza për të dhënë mesazhin e “forcës dhe mërzisë” si dhe kanë mbajtur pllakate me mbishkrime “Thyeni heshtjen. Ndalni dhunën” dhe “Ju nuk jeni duke dëgjuar”.

I ashtuquajtur Marshi për Drejtësi vjen pas një vale pretendimesh për sulme seksuale, diskriminim dhe sjellje të keqe të disa zyrtarëve më të lartë australianë.

Aty përfshihet edhe një pretendim nga Brittany Higgins, anëtare e stafit të qeverisë së kaluar, e cila ka thënë se është dhunuar nga një koleg në zyrën e ministrit më 2019.

Ndërkohë kanë qarkulluar edhe akuza tjera nga gratë se një këshilltar politik në Partinë Liberale të kryeministrit Scott Morrison, i ka dhunuar apo i ka sulmuar seksualisht ato.

Brittany Higgins ka thënë para turmës në Kanberra se historia e saj është përkujtim i dhimbshëm se nëse kjo gjë ndodh në parlament, mund të ndodhë në secilin vend tjetër.

“Ne jemi këtu sepse është e pakuptueshme që ne ende duhet ta bëjnë këtë luftë të lodhshme”, ka thënë Higgins.

Një tjetër rast i raportuar së fundmi përfshin Prokurorin e Përgjithshëm Christian Porter, i cili ka hedhur poshtë pretendimet.

Ai dhe akuzuesja e tij kanë qenë studentë kur besohet të ketë ndodhur sulmi.

Koalicioni qeveritar në Australi është akuzuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbështetur gratë, të cilat janë anëtare nëpër parti./REL

Ngjarja paraprake

Moderoi për herë të parë “Portokalli”, ja ç’koment bëri Xhemi Shehu për Fjoralba Ponarin

Ngjarja e ardhëshme

10 të arrestuar në Tiranë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian