Mijëra njerëz braktisin shtëpitë për shkak të tajfunit Molave në Filipine

Rreth 25 mijë njerëz në Filipine janë zhvendosur për shkak të tajfunit Molave, i cili ka prekur rajonet në jug të kryeqytetit Manila.

Autoritetet deklaruan se nuk janë raportuar viktima nga tajfuni, shpejtësia e erës së të cilit ka shkuar në mbi 125 kilometra në orë, por të paktën një person në Batangas mbetet i zhdukur dhe shtatë janë shpëtuar pas fundosjes së disa jahteve.

Në një deklaratë nga Zyra e Mbrojtjes Civile, thuhet se rreth 20 mijë nga të paktën 25 mijë njerëz të cilët janë zhvendosur për shkak të tajfunit që shkaktoi përmbytje dhe rënien e çative në fshatra janë strehuar në shkolla dhe ndërtesa qeveritare që janë kthyer në qendra evakuimi.

“Fshatarët po presin të shpëtohen nga era e papritur që çon çatitë”, i tha radios DZMM guvernatori i rajonit Oriental Mindoro, Humerlito Dolor.

Ngjarja paraprake

​Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet për thyerje të rregullave te Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Qytetari nga Istogu ndërton shtëpinë me mbishkrimin “Donald Trump Amerika”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian