Mijëra kërkesa për azil, Këlliçi ngre alarmin: 78% e tyre janë të rinj nën moshën 34 vjeç

Kryetari i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ka ngritur alarmin për largimin e të rinjve nga vendi.

Këlliçi ka theksuar se situata është tronditëse, teksa ka shtuar nga ata që kërkojnë azil “78% e tyre janë të rinj nën moshën 34 vjeç, ndërsa 22% e tyre janë të mitur, nën moshën 17 vjeç”.

Kryetari i të rinjve demokratë ka akuzuar Edi Ramën se vetëm 10 vite pas lirshmërisë së vizave, ky i fundit po i vendos në diskutim këtë vendim.

“10 vite më parë shqiptarëve iu kthye dinjiteti të lëvizin të lirë, pa viza. Këtë arritje historike të Shqipërisë, sot Edi Rama po e vë në diskutim, po detyron shqiptarët të emigrojnë. 100 mijë të papunët e rinj pa asnjë mbështetje, asnjë plan për punësimin e tyre, pa asnjë vëmendje nga qeveria, janë sot me sytë nga azili”, ka thënë Këlliçi.

Ngjarja paraprake

Valon Behrami shërohet nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

E kërcënoi se do t’i tregonte bashkëshortes së tij për tradhtinë/ Polici vret të dashurën infermiere…

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian