“Mijëra civilë mund të kenë vdekur në Mariupol”

Mijëra civilë mund të kenë vdekur në qytetin e Mariupolit, prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë katër javë më parë, ka thënë për Reuters, Matilda Bogner, udhëheqëse e misionit të Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut.

Gati 5,000 njerëz, përfshirë 210 fëmijë, janë vrarë në Mariupol, ka thënë zëdhënësi i kryetarit të Mariupolit të hënën.

Zyra e tij ka thënë se 90 për qind e ndërtesave të Mariupolit janë dëmtuar dhe 40 për qind janë shkatërruar, përfshirë spitale, shkolla, kopshte të fëmijëve dhe fabrika.

“Ne mendojmë se aty mund të jenë mijëra civilë të vdekur”, ka thënë Bogner.

Ajo ka thënë se misioni i saj nuk i ka shifrat e sakta, mirëpo është duke punuar për të mbledhur më shumë informacione.

Zyrtarët lokalë, duke cituar dëshmitarët, kanë thënë javën e kaluar se 300 njerëz janë vrarë në sulmet me bomba në teatrin e Mariupolit më 16 mars.

Në objektin e teatrit kanë qenë duke u strehuar banorët e qytetit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dërgojani atij/asaj; 7 truke për ta bërë të lumtur partnerin në shtëpi

Story i radhës

Shaqiri: E kam pasur ëndërr të luaj për Kosovën, por jam krenar edhe me Zvicrën

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish