Microsoft Windows mbush 35 vite

Nuk e ekzagjerojmë nëse themi se Microsoft Windows është një prej softuerëve më të njohur dhe më të përdorur në histori. Nuk besojmë se ekziston një person i cili të paktën njëherë ka përdorur një prej versioneve ikonike të Windows.

Dhe më 20 Nëntor sistemit operativ festoi 35 vjetorin. Windows 1.0 debutoi më 20 Nëntor 1985. U prit keq nga kritikët sepse në të vërtetë Windows 1.0 nuk ishte një sistem operativ, por një GUI bazuar në MS-DOS.

Që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar nga pikët e larta si Windows 95 dhe XP tek pikët e ulëta si Windows Vista, ME dhe Windows 8.

Jo çdo debutimi ka qenë një hit, por i instaluar në mëse 1 miliardë pajisje me Windows 10, sistemi operativ i Microsoft mbetet platforma kompjuterike më dominuese në botë.

Sigurisht e ardhmja mund të jetë mobile me mëse 2 miliardë pajisje Android aktive, por kompjuterët tradicionale nuk do të shkojnë askund edhe për ca kohë dhe Windows do të mbetet një forcë madhore në këtë hapësirë.

Ngjarja paraprake

Guatemalë, demonstruesit i vënë zjarrin Kongresit në protestën kundër buxhetit

Ngjarja e ardhëshme

Veshjet e tejdukshme të Jennifer Lopez tregojnë thuajse gjithqka

të fundit nga