Microsoft thotë se blerja e Activision është në të mirë të gamerave dhe platformave rivale

Microsoft tha ditën Enjte se marrëveshja 69 miliardë dollarëshe për të blerë zhvilluesin e lojës Activision Blizzard do të ishte në të mirë të gamerave dhe kompanive që krijojnë video lojëra.

Këtë argument kompania e bëri për të bindur Komisionin Federal Tregtar, një prej zërave më të fortë kundërshtues të marrëveshjes.

Autoriteti në fjalë thotë se nëse ecën përpara, marrëveshja do të dëmtonte rëndë industrinë gaming dhe i është përkushtuar bllokimit të saj.

Përmes një ankese bërë më 8 Dhjetor, FTC shprehej i shqetësuar se lojërat popullor të Activision si World of Warcraft apo Diablo mund të mos lejohen më në platformat rivale të Microsoft Xbox.

Dy entitet pritet të dalin në gjykatë në Gusht të 2023. Presidenti i Microsoft tha në mesin e Dhjetorit se kompania kishte ofruar lëshime të mëdha për rivalët e kompanisë duke ofruar lojërat si Call of Duty për platformat e Sony dhe Nintendo për një dekadë.

CEO i Activision Bobby Kotick përmes një deklarate u shpreh i sigurte se dy kompanitë do të triumfojnë në betejën ligjore me komisionin.

Tentativa e Microsoft për të blerë Activision po përballet edhe me presionin e Bashkimit Evropian i cili do të vendosë nëse do të kundërshtojë apo mbështesë marrëveshjen më 23 Mars 2023. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Situata e tensionuar në Veri, Vuçiç: Jemi duke bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin

Story i radhës

​10 të vdekur e qindra të zhvendosur në përmbytjet në jug të Ugandës

Të fundit nga