Microsoft ridizajnon Notepad për herë të parë që prej Windows 95

Aplikacioni Notepad ka qenë pjesë e Windows që prej debutimit të Windows 95 ndërsa në Windows 11 aplikacioni pas shumë vitesh po kalon nëpër një ridizajnim.

Një njoftim që duket aksidental në pamje të parë nga një punonjës i Microsoft, thotë se versioni i ardhshëm i Windows 11-ës do të sjellë tabet e stilit të shfletuesve edhe në Notepad.

Lajmi vjen nga një menaxher i lartë produkti në Microsoft i cili publikoi një foto në rrjetin social Twitter me aplikacionin e ri Notepad të me tabe dhe me një mesazh, “Notepad në Windows 11 tashmë ka tabe!”

Është e pazakontë të shohim një punonjës të kompanisë të zbuloi një informacion të tillë i cili vetë ka mbishkrimin “konfidencial” mbi të.

Tabet në Notepad janë ende në fazë eksperimentale dhe pritet të vinë tek insajderët e Windows në të ardhmen.

Si me çdo program tjetër ku janë implementuar tabet, përdoruesit mund të kenë instanca të shumta të aplikacioni brenda një dritareje të vetme.

Një veçori të tillë kompania e aplikoi së fundit me dritaret e File Explorer në versionin 22H2 të Windows 11. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E vërteta pas “fajësisë së dhuratës” dhe çfarë të bëni për të

Story i radhës

Biserko nuk e përjashton mundësinë që Serbia mund t’ia mësyjë ushtarakisht veriut

Të fundit nga