Microsoft përditëson Surface Pro X me procesor të ri

Microsoft përditësoi ditën e sotme modelein ARM Surface Pro X me çmim prej 1,499 dollarësh. Risia për këtë model të ri është procesori i përditësuar SQ2 dhe një ngjyrë klasike platinium.

Procesori i duhet të përmirësojë performancën në disa aplikacione ndërsa me të Microsoft premton 15 orë jetëgjatësi baterie. Kompania ka punuar së bashku me dizajnerin e çipit Qualcomm për ta përshtatur procesorin për modelin Pro X. Esencialisht është një variant i Snapdragon 8cx 2 5G por pa teknologjinë 5G.

Microsoft do të përdorë të njëjtin ekran 13-inç PixelSense me rezolucion 2880×1920 piksel si modeli i vitit të kaluar, deri në 16GB RAM dhe deri në 512GB SSD. Laptopi ka dy porta USB-C, një portë Surface Connect, një portë nano-SIM për konektivitet LTE gigabit dhe SSD të zëvendësueshme.

Pothuajse çdo gjë tjetër ka mbetur e pandryshuar ndërsa kompania ka bërë shumë premtime në aspektin e performancës. Mbështetja e re për procesorët ARM në aplikacionet x86 do të eliminojë problemet e hasura në të kaluarën.

Laptopi i ri është i disponueshëm nga dita e sotme për 1,499 dollarë ndërsa në dyqane shfaqet në 13 Tetor. Do të shiten 4 modele konkretisht:

  • Surface Pro X – SQ1, 8GB of RAM, 128GB SSD: 999 dollarë
  • Surface Pro X – SQ1, 8GB of RAM, 256GB SSD: $1,299
  • Surface Pro X – SQ2, 16GB of RAM, 256GB SSD: $1,499
  • Surface Pro X – SQ2, 16GB of RAM, 512GB SSD: $1,799

/PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Zaharieva: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kriter evropian për anëtarësim në BE

Ngjarja e ardhëshme

NATO: Turqia dhe Greqia krijojnë mekanizmin për mënjanimin e konfliktit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian