Përdoruesit e kompjuterëve Mac tashmë kanë një alternativë tjetër përveç aplikacionit Mail për të kontrolluar e-mail-in e tyre.
Më përpara nevojitej një abonim Microsoft 365 ose blerja e suitës Office për të përdorur klientin e-mail të Microsoft, por tashmë kompania ka vendosur ta ofrojë falas përmes Mac App Store.
Microsoft thotë se është një aplikacion që shton funksionalitetin e Outlook për iOS. Për shembull mund të vijoni të shkruani një e-mail që keni nisur në Mac në iPhone.
Një funksionalitet i ri Profiles do të përdor modalitetet e përqendrimit (Focus Mode) për të kufizuar njoftimet kur jeni duke u përqendruar në punë. Si me të gjitha versionet e Outlook, mund të përdorni llogaritë e-mail të palëve të treta përfshirë Gmail, iCloud dhe Yahoo.
Kompania tha se do të rindërtojë Outlook për Mac me në mendje performancën, qëndrueshmërinë dhe aksesibilitetin. Shkarkimi falas mund të nxisë adoptim nga përdoruesit dhe mbase edhe adoptim të Microsoft 365 apo Office për ata që kërkojnë integrime më të thella mes aplikacionit e-mail-it dhe aplikacioneve të produktivitetit.
Nuk ka klientë të shumë e-mail-i për Mac ku zgjidhja më e njohur nga palët e tretet mbetet MOzilla Thunderbird. /PCWorld Albanian