Microsoft i jep fund aplikacionit ikonik që erdhi për të konkurruar me Siri dhe Alexa

Prezantimi i Windows Copilot sinjalizoi fundin e Cortana në sistemin operativ desktop të Microsoft. Tashmë sipas Windows Central, gjiganti i teknologjisë ka njoftuar se nuk do të mbështetë më aplikacionin Cortana për Windows pas 2023.

Microsoft lançoi Cortana si një asistent zanor për pajisjet Windows mobile në 2014-ën. Ishte menduar si përgjigja e kompanisë ndaj Apple Siri e madje është më i vjetër sesa Amazon Alexa edhe pse nuk arriti asnjëherë nivelin e njohjes dhe popullaritetit të tyre.

Përgjatë viteve Microsoft ndryshoi vazhdimisht planet me asistentin virtual derisa në 2021 vendosi ta tërheqë nga Android dhe iOS. Madje kompania e hoqi nga pajisjet e partnerëve siç janë altoparlantët inteligjentë.

Në Windows, Microsoft ndryshoi statusin e tij disa herë ndërsa nga fundi i vitit do ti japim lumturinë përfundimtare.

Microsoft tha se përdoruesit ende do të kenë akses në funksionalitetet e fuqishme të produktivitetit në Windows dhe Edge përmes Bing Chat dhe teknologjisë GPT-4 të OpenAI.

Kompania prezantoi së fundi Microsoft 365 Copilot për të krijuar përmbajtje brenda aplikacioneve Office nëpërmjet kërkesave me tekst. Në fund të Majit kompania në konferencën e saj Build tha se Copilot do të bëhej një mjet integral i Windows 11-ës. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Vjen reagimi i Rashicës pasi u shpall kampion me Galatasaray

Story i radhës

Arabia Saudite do të shkurtojë prodhimin e naftës me 1 milion fuçi në ditë në korrik

Të fundit nga