Microsoft heq dy aplikacione nga Windows 10-ta

Microsoft lançoi aplikacionet Paint 3D dhe 3D View në Windows 10 në 2017-ën. Por kompania tani mendon se këto aplikacione nuk duhet të jenë në mesin e aplikacioneve esenciale dhe për këtë ka vendosur ti heqë nga instalimet e reja të Windows 10-ës.

Përmes MicrosoftBlogs, kompania tha se versionet e ardhshme të Windows nuk do të përfshijnë Paint 3D dhe 3D Viewer. Në fillim ky ndryshim do të aplikohet vetëm në versionet eksperimentale por nuk do të kalojë shumë kohë përpara se ti shohim edhe në versionet stabile të Windows 10-ës.

Në fakt Paint 3D duhet të zëvendësonte aplikacionin tradicional Paint dhe të mund të krijonit format 2D por edhe 3D. Ndërsa 3D Viewer do të ndihmonte për të shikuar modelet 3D së bashku me disa kontrolle si mundësia për të ndryshuar ndriçimin, inspektuar modele dhe modifikuar hijet.

Tani Microsoft nuk sheh më potencial në këto aplikacione prandaj ka vendosur të mos i përfshijë në instalimet e reja të Windows 10-ës. Aplikacionet nuk do të fshihen nëse po bëni kalim në një version të ri të Windows 10-ës, vetëm nëse instaloni nga e para.

Microsoft thotë se këto aplikacione do të vijojnë të ofrohen përmes Microsoft Store. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Media serbe raporton për ardhjen e Ibrahimoviçit në Prishtinë, ja titulli skandaloz

Ngjarja e ardhëshme

Berat/ Ngacmoi seksualisht një vajzë 15-vjeçare, arrestohet 31-vjeçari

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian