Microsoft fillon lançimin e përditësimit të dytë vjetor të Windows 11-ës

November 1, 2023
1 minut lexim

Përditësimi vjetor i radhës në Windows 11 ka mbërritur. Microsoft lançoi Përditësimin Windows 11 2023 i njohur me emrin e koduar edhe si Windows 11 23H2 për publikun e gjerë.

Disa prej veçorive të mëdha janë Copilot AI i cili filloi të mbërrinte një muaj më parë në Windows 11 22H2. Aplikacioni Chat në Windows 11 është zëvendësuar me Microsoft Teams (versioni falas) i cili qëndronte i ngjitur në taskbar.

Edhe pse Windows 11 konsiderohet si entitet, përditësim e saj vjetore kanë ciklet përditësimi 2 vjeçare. Kjo do të thotë se përdoruesit e Windows 11 versioni 21H2 nuk do të marrin më përditësime ndërsa versioni 22H2 do të vijojë të përditësohet deri vitin e ardhshëm.

Ndërkaq duke qenë se përditësimi më i fundit vjetor, Windows 11 23H2, është minimal, përdoruesit nuk do të vënë re ndryshime të mëdha krahasuar me 22H2.

Windows 11 23H2 mund të instalohet përmes Windows Update. Por nëse nuk është bërë ende i disponueshëm, mund të përdorni mjetin Windows 11 Installation Assistant ose Media Creation Tool. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ku janë kostot më të larta të jetesës në Gjermani?

Story i radhës

Blinken zhvilloi bisedë telefonike me presidentin izraelit, Herzog

Të fundit nga

ShkoLartë