Microsoft e bën të lehtë ndërrimin e shfletuesit të preferuar në Windows 11

Microsoft ka vendosur ta bëjë më të lehtë për përdoruesit të ndryshojnë shfletuesin e preferuar në Windows 11.

Një përditësim me numër KB5011563 ka filluar të lançohet te përdoruesit e Windows 11-ës të cilët mund të ndryshojnë shfletuesin parësor me një klikim.

Pasi testoi funksionalitetin në Dhjetor, metoda e re me një klikim po lançohet tek të gjithë përdoruesit e Windows 11-ës.

Kur debutoi Windows 11 nuk e kishte një opsion të tillë dhe ende ishte në fuqi skema e përdorur në Windows 10.

Madje Microsoft detyroi përdoruesit të ndryshojnë manualisht aplikacionin që do të hapte HTTP, HTTPS, .HTML, dhe .HTM.

Mozilla, Brave dhe Chrome kritikuan qasjen e Microsoft.

Në përditësimin fundit tashmë përdoruesin mund të shkojnë në hapësirën e dedikuar të aplikacioneve parësore dhe të zgjedhin mes shfletuesve.

Siduket Microsoft dëgjoi kritikat e përdoruesve dhe u përgjigj menjëherë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbretëria e Bashkuar prezanton ligje të reja që synojnë oligarkët rusë

Story i radhës

Turqit nuk i pranojnë rezultatet e regjistrimit

Të fundit nga