microsoft do ti mbaje perdoruesit te kycur ne llogarite e tyre prej muajit shkurt 67939af062762

Microsoft do ti mbajë përdoruesit të kyçur në llogaritë e tyre prej muajit Shkurt

January 24, 2025
1 minut lexim

Microsoft po bën disa ndryshime në mënyrën sesi kyçeni në një llogari prej muajit të ardhshëm.

Duke filluar nga muaji Shkurt, ju do të qëndroni të kyçur në një llogari Microsoft në mënyrë automatik me përjashtim nëse dilni vetë prej saj apo përdorni shfletimin privat.

Aktualisht nëse kyçeni në një llogari Microsoft, do të pyeteni nëse dëshironi të qëndroni të kyçur në mënyrë që të mos ta përsërisni procesin herën tjetër.

Ndryshimi i ri do të thotë që ju duhet të përdorni shfletimin privat nëse shfletoni një kompjuter që përdoret nga disa persona në mënyrë që të siguroheni se pasi të keni mbyllur dritaren e shfletuesit, të dilni automatikisht nga llogaria.

Nëse vazhdimisht përdorni kompjuter publik për llogarinë tuaj Outlook ose Microsoft, atëherë është koha të mësoheni me idenë se duhet të dilni vetë nga llogaria pasi jeni kyçur ose të përdorni shfletimin privat.

Nëse gabimisht harroni të dilni nga një llogari e Microsoft në Shkurt, gjithmonë mund ta detyroni llogarinë tuaj të dalë nga të gjithë shfletuesit, aplikacionet dhe kudo tjetër që përdoret përveç konsolave Xbox

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

violeta husaj rugova dhe ramush bardiqi zgjidhen anetare te ri te pzap se 6793982709ea6
Story i mëparshëm

Violeta Husaj-Rugova dhe Ramush Bardiqi zgjidhen anëtarë të ri të PZAP-së

taravari organizatoret kryesor te 27 prillit ishin gruevski dhe mijallkovi ata u amnistuan nga bdi 67939b2d83695
Story i radhës

Taravari: Organizatorët kryesor të 27 prillit ishin Gruevski dhe Mijallkovi, ata u amnistuan nga BDI

Të fundit nga

ShkoLartë