Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme BDI-ja do të jetë shumë e befasuar në mënyrë të pakëndshme nga numri i votave të fituara dhe deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për “Republika”.
Ai shton se “VMRO-DPMNE-ja do t’i japë një shans të ashtuquajturës opozitë shqiptare”.
“Kjo kryesi e BDI-së dhe një pjesë e njerëzve që janë pjesë e saj sipas indikacioneve dhe informacioneve që kemi, thellësisht të përfshirë në krim. Opsioni ynë i preferuar është e ashtuquajtura opozita shqiptare. Pamë para disa ditëve një konsolidim rreth asaj opozite”, tha Mickoski.
Sipas tij, duhet t’i jepet një shans BDI-së të kalojnë në opozitë për një periudhë të caktuar, siç thotë Mickoski, të freskohet me ide të reja, sepse tani janë konfuzë dhe dërgojnë mesazh të keq.
“E shihni se nga ajo agjendë e gjelbër filluan në një Shqipëri të bashkuar. Udhëheqin politikë prej sot për nesër. Derisa shkojnë nga një monument në tjetrin, voziten në Rolls Rojs, Majbah, blejnë prona shumë milionëshe. Mesazhi nuk është i mirë”, tha Mickoski.
Burimi: TV21