MICKOSKI GRENELL

Mickoski: Vizita në SHBA ishte e dobishme dhe frytdhënëse

January 24, 2025
1 minut lexim
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me përshtypjet e tij nga vizita në SHBA, me kontaktet e realizuara politike dhe ekonomike, deklaroi:
“Jam shumë i kënaqur, jashtëzakonisht i kënaqur”. Vizita ishte jashtëzakonisht e dobishme, frytdhënëse dhe pres që në periudhën në vijim  rezultatet të jenë të dukshme, intensive dhe të mëdha. Atë që kam thënë shpesh, do ta përsëris dhe tani. Ne do të bëjmë detyrën tonë dhe do të luftojmë për projekte si ky, për infrastrukturë të mirë, për kopshte të reja, për shkolla të reja, për një ekonomi më konkurruese, për shëndetësi më të mirë, për arsim më të mirë etj. Këto janë gjëra që do t’i zgjidhim në vend dhe do ta luftojmë atë betejë dhe do ta fitojmë. Por duhet të fitojmë edhe në Uashington, Nju Jork, Bruksel, Romë, Paris, Londër, Berlin, gjithandej dhe në metropolet e tjera anembanë botës. Dhe  të jemi sa më të zëshëm dhe të paraqesim sa më shumë argumente para bashkëbiseduesve tanë, për çështjen maqedonase, për të gjitha sfidat që na presin, por edhe ato që ishin pas nesh. Dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Nuk do të ketë rezultate të menjëhershme, por është e rëndësishme që atë që bëjmë, ta bëjmë ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe atdheut që vetëm e kemi”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

MICKOSKI
Story i mëparshëm

Mickoski: Rikonstruimi i rrugës Katllanovë – Gradmanci lidh dy vendbanime në komunën e Petrovecit, vazhdojmë të ndërtojmë

partneriteti i qsut me spitalin e izraelit rama thirrje mjekeve lerini menjane emocionet feminore se kush jam une dhe kush je ti 67938ec24fe48
Story i radhës

Partneriteti i QSUT me spitalin e Izraelit, Rama thirrje mjekëve: Lërini mënjanë emocionet fëminore se kush jam unë dhe kush je ti!

Të fundit nga

ShkoLartë